Meta, letër nga Papa Françesku

Tre ditë përpara marrjes së detyrës zyrtare si president i Republikës, Ilir Meta është uruar nga Papa Françesku.

Me anë të një letre, Ati i Shenjtë e përgëzon për detyrën që ish-kreu i Kuvendit pritet të marrë.

“Të ndërgjegjshëm për klimën pozitive të respektit dhe besimit reciprok ekzistues në Shqipëri midis njerëzve me tradita të ndryshme fetare, lutem që ju të mund të forconi gjithnjë e më shumë angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit drejt të mirës së përbashkët. Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet”, thotë në letër Papa Francesku.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme