Meta: LSI më e rëndësishmja në qeveri ose parti kryesore në opozitë

E martë, 25 Tetor 2016  –  Sakte.net

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta thotë se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, partia e tij do të jetë ose forcë më e rëndësishme qeverisëse ose të do të jetë forca kryesore opozita në Shqipëri.

Gjatë një interviste për gazetarin Ilir Babaramo në Raport Tv, Meta shprehet se për LSI-në, kjo është më e rëndësishme.

Pjesë nga intervista:

-Çfarë përshtypje ju krijoi mbledhja e ministrave të qeverisë në Gjirokastër pa ata të LSI?

Meta: Nuk kam asnjë lloj përshtypjeje dhe informacioni por mund të ketë mbledhje nuk ka asnjë problem. Ajo nuk është mbledhje qeverie është një mbledhje informale.

-Në çfarë niveli janë marrëdhëniet tuaja Partinë Socialiste?

Meta:Mendoj që janë marrëdhënie normale bashkëpunimi.

-Kur rivalët tuaj për postin e LSI kanë terma shumë të ashpër për PS DHE Ramën, çfarë ndjesie keni?

Meta:Është e drejtë e tyre, konkurrim i tyre, platformë e tyre që në fund fare do të votohet më 6 nëntor.

-Ndani të njëjtin shqetësim me ta?

Meta: Ndaj një filozofi pak në ndryshe që bazohet tek qëndrueshmëria ndaj marrëveshjeve qoftë në mënyrë të njëanshme edhe tek vendosmëria për t’iu qëndruar marrëveshjeve qoftë edhe në mënyrë të njëanshme.
 
-Kur thoni të njëanshme doni të thotë që pala tjetër e kësaj marrëveshjeje është duke e prishur këtë marrëveshje?

Meta: Nuk thashë këtë gjë unë thashë qëndrimin tim. Pra e mirëkuptoj padurimin e cilitdo në LSI për një arsye apo për një tjetër por kjo nuk më çon në reagime të nxituara.

-Mendoni se ka ardhur koha për të marrë një vendim se çfarë do të bëni me koalicionin, do ta përsërisni këtë kontratë?

Meta: Ne po vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona në koalicion sipas marrëveshjes së Shkodrës.

-Afrimin e PDIU në këtë koalicion e shikoni si kërkesë të Ramës për t’iu shmangur nga bashkëqeverisja?

Meta:Ne nuk kemi asnjë shqetësim të tillë, përkundrazi LSI ka një rol të qartë në të ardhmen, ose do të jetë një forcë edhe më e rëndësishme qeverisëse ose do të jetë forca kryesore opozitare në Shqipëri. LSI në çdo rast do të jetë një forcë që do të ketë një rol më të rëndësishëm në të ardhmen në jetën politike të vendit dhe kjo besoj se është më e rëndësishme për LSI.
 
-Keni 3 mundësi për koalicione, të qëndroni ku jeni, të ktheheni te koalicioni me PD dhe koalicioni i një poli të tretë, cilin do zgjidhni?

Meta:LSI do të marrë vendimin më të drejtë në kohën e duhur. Ky nuk është një vendim që mund ta marr sot që jam më shumë një kandidat për kryetar sesa kryetar i LSI. Do të jetë vendim i forumeve të kësaj force dhe besoj që do të jetë vendimi më i drejtë. Të shohim rezultatin e zgjedhjeve të 6 nëntorit në LSI.
 
-Po kalon viti i tretë, keni një bilanc qoftë edhe provizor të këtij koalicioni, keni bërë mirë që keni hyrë apo keni gabuar?

Meta: Vendimi ynë për këtë koalicion ka qenë i drejtë. Janë disa arritje të rëndësishme pozitive. Janë disa reformat të rëndësishme që janë realizuar apo janë në proces por natyrisht që ka shumë vend për përmirësime dhe për t’i realizuar këto reforma me një gjithëpërfshirje më reale edhe për të ruajtur dialogun me qytetarët sepse këto reforma bëhen për ta.

-Çfarë duhet përmirësuar?

Meta: Klima e biznesit mendoj se ka akoma vend për të përmirësuar. Mendoj që duhet të kemi në konsideratë se pa tërhequr investime te huaja edhe pa qenë më konkurrues deri tani qoftë edhe me vendet e rajonit do ta kemi të vështirë të krijojmë më shumë vende pune më cilësore, më të paguara.

-Marrëdhëniet tuaja me Ramën janë ashtu siç i mendonit në 1 prillin e 2013-ës apo janë larg së qeni siç e parashikonit?

Meta: Nga vizita ime në Kinë më ka mbetur në mendje mesazhi i vajzës së Ten Cio Pin të cilën pata mundësinë ta takoja pasi me insistimin tim këtu në Shqipëri është botuar libri i saj për Ten Ciao Pin gjatë Revolucionit Kulturor dhe është botuar pa dhënë ajo një konfirmimin për të drejtën e autorit në pamundësi komunikimi. Pata mundësi t’ia jepja librin në shqip dhe ajo më tha një gjë të rëndësishme.

Ajo më tha që babi im mendonte: “E ardhmja e një vendi duhet të varet sa më pak nga një njeri ose nga pak njerëz”. Pra e ardhmja e një vendi duhet të varet nga një sistem i konsoliduar që prodhon garanci afatgjata për shoqërinë. Besoj se kjo është një përgjigje për këdo që mendon se ardhmja e një vendi duhet të varet nga raportet personale të dy kryetarëve apo tre. Është e rëndësishme që marrëdhëniet LSI-PS në të ardhmen si dy forcat kryesore të koalicionit aktual, të jenë institucionale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme