Meta: Miliona euro për tunele imagjinare, kur mund të shpëtoheshin jetë!

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje të fortë drejtuar qeverisë sotpër të rishikuar Buxhetin e Shtetit në kushtet e krizës së pandemisë që po kalon vendi dhe për të investuar në mënyrë konkrete dhe jo sekrete në blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese për qytetarët në vend të financimit të tuneleve imagjinare.

Presidenti ka dalë në një konferencë shtypi ku tha se nuk mund të fajësohet qeveria për pandeminë, por disa standarde të paktën mund t’i kishim në nivelin e Kosovës dhe të vendeve të tjera.

LEXO EDHE:

Pushoi hetimet për Maznikun/ SPAK do të verifikojë veprimet e gjyqtarit

“Buxheti mund të ishte shtuar për bizneset dhe jo për koncensionet, sepse tunelet imagjinare presin, kurse shëndeti i qytetarëve nuk pret dhe jeta nuk kthehet më. Një rrugë dhe një tunei bëhet prapë, por një jetë nuk kthehet më.

Nuk ka pse të paguhen miliona euro për inceneratorët, do të ishin shpëtuar shumë jetë nëse do të ishin blerë pajisje jetëshpëtuese dhe nuk do të ishim detyruar që të bëjë padi një institucion që s’e ka akuzuar njeri, ndaj dy vajzave që kanë humbur babanë. Padinë mund ta bëjë një mjek po jo kurrsesi institucionet që kanë detyrë tjetër me ligj. Vetëm në shtete të kapura mund të ndodhin këto.

Nuk është ky shteti i së drejtës, nuk është ky shteti europian. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë të përqëndrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot, se kjo histori me batuta e akuza jo vetëm që s’i nderon, por i bën përgjegjës”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme