PDK po shkon drejt ndarjes, “lufta” tashmë ka nisur

E tallnin shumë, merrnin shkas nga deklaratat e tija të famshme “forca e bën fuqinë” megjithatë Ramiz Lladrovci po del të jetë më burrë se shumë të tjerë në PDK.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka bërë që kjo parti të zbres akoma më shumë në numër të votave, duke ra në 17 %. Pas çdo disfate kërkohet reforma, dhe akoma zakonisht nisin, por edhe duhet të nisin nga koka, që në këtë rast është Enver Hoxhaj.

Pavarësisht se z. Hoxhaj e mori partinë në një moment të vështirë të saj, për më tepër që është edhe u.d detyrë, megjithatë as kjo nuk e përjashton atë nga përgjegjësia që ka. Me zor nuk e kanë bërë u.d detyrës. E ka marr partinë për ta quar përpara, jo të bëj hapa pas, andaj edhe kërkesat e Lladrovcit janë krejtësisht të duhura, për më tepër edhe janë të vonuara. Enver Hoxhaj i bëri llogaritë gabimisht, duke mëtuar që së paku do e ruaj votën që e kishte PDK, për këtë shkak edhe nuk bëri koalicion me Nismën, me idenë e marrjes së votave në emër të “kauzës çlirimtare”.

Limaj dhe Hoxhajt e tërhiqnin si pulë “kauzën çlirimtare” aq sa shkuan deri në fyerje personale me njëri tjetrin, për pak vota, me pushtetin që ëndërronin në ëndrra të tyre të bukura. Të dy harruan se qytetari i sheh, i njeh që të dy, me votën që i ndëshkoi me 14 shkurt.

Tanimë PDK ndodhet në një moment delikat, të ndarjes së mundshme, dhe reformave të nevojshme, të domosdoshme. Ka shumë njerëz të pakënaqur brenda PDK, të cilët do të tentojnë që përmes “reformave” të vijnë në pushtet, për të rehabilituar pastaj njerëzit e tyre. Ka shumë rrezik që në tentativë të reformave PDK të zhytet edhe më shumë në klanet që mezi presin të shuajnë egot e tyre për pushtet, megjithëse e ka të domosdoshme që të reformohet.

Derisa brenda 10 të parëve të kryesisë, janë tre nga njerëzit që konsiderohen “kapësit e shtetit”, PDK vështirë të rikthej besimin e qytetarëve, që në masë të madhe kurrë nuk e ka pasur, por edhe të atij 24 % të famshëm, që mëtonin se s’do e humbasin kurrë.

Lladrovci bëri hapin e parë, të tjerat iu mbetën kryesisë, e cila duket se i ka humb rruga në oborr. PDK, duke filluar nga Enver Hoxhaj, që dorën në zemër është tashmë i konsumuar, duhet të largohen, bashkë më te edhe shumë të tjerë. PDK duket më afër ndarjes së bashkimit. Ka qenë e ditur se një ditë do të plas “bomba” e cila është kurdisur qysh moti, pritet vetëm momenti i shpërthimit.

Në njërën anë Xhavit Haliti me dostat e tij, në njërën anë Sami Lushtaku, nën anën tjetër ca të rinj në krye me Vlorën, do të shfaqin ambiciet e sëmura për të marr pushtetin brenda partisë, duke shkaktuar kështu ndarjen e pritur, por të pashmangshëm të PDK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme