Meta vlerëson me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” historianin e njohur francez, Pierre Cabanes

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, historianin dhe arkeologun e shquar francez, Profesor Pierre Cabanes.


Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta thekson se ky titull është vlerësim për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976.

MESAZHI I METËS

Në prag të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, pata kënaqësinë të vlerësoj historianin dhe arkeologun e shquar francez, Profesor Pierre Cabanes, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Nderimi i këtij miku të madh të kombit tonë është shprehje mirënjohje dhe vlerësimi për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976, për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian.
I jemi falenderues Profesor Cabanes edhe për pasurimin dhe nxitjen e marrëdhënieve të reja të bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e arkeologjisë, duke kontribuar për zhvillimin cilësor të kësaj shkence në vendin tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme