Mexhiti dhe Rokas nuk komentojnë largimin e Grubit nga vendi

Ambasadori i BE-së, Rokas dhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Mexhiti nuk deshën të komentojnë mënyrën e largimit të ish zv.kryeministrit Artan Grubi nga shteti. Ata thanë se në këtë fazë duhet të lejohen organet e rendit ta kryejnë punën e tyre. Zëvendëskryeministri Mexhiti nënvizoi se askush nuk është mbi ligjin dhe çdokush që e ka shkelur atë, pa dyshim do të përgjigjet.

“Nuk do të hyj në detaje, pajtohem plotësisht me ambasadorin e BE-së qe fjalën kryesore e kanë organet e rendit, në veçanti prokuroria dhe gjyqësori. Nuk do të ndërhyjmë, do ta respektojmë edhe rregullin derisa nuk dënohet, ta shpallim dikë fajtor. Ajo që nuk është paraqit sërish do ua lëmë organeve të rendit, pra, mirëpo me rëndësi porosia është që askush nuk është mbi ligjin. Gjithkush që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet, sot nesër apo pasnesër, mirëpo patjetër do të ketë ballafaqim”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.

“Në këtë fazë nuk kam koment, duhet ta lëmë gjyqësorin, prokurorinë publike, të vazhdojnë me hetimin dhe mendoj se duhet ta lëmë që vet drejtësia të flet për vete”, deklaroi Mikalis Rokas, Ambasador i BE-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme