Izet Mexhiti nga Levizja e Re Politike, pas takimit me Bilall Kasamin e Lëvizjes Besa dhe Afrim Gashin e Alternativës, konfirmon angazhimin e fuqishëm për unifikimin e Fronit Opozitar.
Të nderuar qytetarë, bashkëmendimtarë e bashkëveprimtarë,
Ashtu siç kemi deklaruar edhe më herët, do të angazhohemi fuqishëm për të unifikuar zërin opozitar në vend.
Në këtë drejtim ishte edhe takimi i sotshëm me z. Kasamin dhe z. Gashin në Kuvendin e RMV-së, ku diskutuam rreth parimeve të bashkëpunimit tonë. Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!
Na priftë e mbara!