Mexhiti: Kemi dëshmi me shkrim se VMRO-DPMNE e pranoi dygjuhësinë

Kryetari i Komunës së Çairit dhe nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, mbrëmë në emisionin ‘Në rruga drejt…’ në televizionin Alsat M ka deklaruar se VMRO-DPMNE e ka pranuar edhe më tepër nga ajo çfarë është kërkuar nga ana e partive shqiptare, përveç PSP-së.

Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE e ka pranuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Mexhiti është përgjigjur: Po, dhe nuk ishte problemi në gjuhën shqipe, por dallimi diametralisht në mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE ishte vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe votimi i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, ka theksuar Mexhiti.

Ai shton se mandati i PSP-së ishte pika për të cilën VMRO-DPMNE nuk dëshironte të dëgjonte.

‘VMRO-DPMNE ka pranuar edhe dygjuhësinë edhe gjobat për drejtorët e institucioneve atje nuk do të flitet shqip. Gjithçka u pranua, vetëm për PSP-në nuk dëshironte të dëgjonte. Prandaj nuk është arritur koalicioni me ta. Dhe për këtë kemi dëshmi të shkruara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme