Mexhiti: Qeveria po e jep industrinë e lojërave të fatit në duart e nëntokës

Gazetar: Adrian Kerimi

Pushteti në tentativë për të miratuar propozomi-Ligjin për Lojërat e Fatit edhe pas mos dekretimit nga presidentit, shkruan Alsat.

Në lexim të tretë zgjidhja ligjore është kthyer e paprekshme, përkatësisht pa marrë në konsideratë rekomandimet e presidentit dhe të ambasadës së BE-së në Shkup.

Opozita shqiptare akuzoi pushtetin, konkretisht Artan Grubin se po e kërkon miratimin e këtij ligji me qëllim materializimin e qëllimeve lukrative.

Sipas kreut të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, Qeveria po e jep industrinë e lojërave të fatit në duart e nëntokës, ndërsa shpalosi edhe dëshmi të cilat sipas tij, argumentojnë faktin se kompani që do të menaxhojnë këtë industri janë krijuar në janar të këtij viti dhe dhjetor të vitit kaluar.

“Edhe me sjelljen e këtij ligji, Artan Grubi do t’i mbyll gjoja disa bastore për t’i hapur rrugë biznesit të kazinove ekskluzivisht për një ekip të nëntokës serbe pra Po Rusisë përmes Serbisë. Neni për largimin e lojërave të fatit 500 metra nga shkollat, nuk i përfshin kazinotë. Jo që nuk do të pakësohem por do të shtohen, duke rritur numrin e tyre edhe më shumë për t’i rrjep qytetarët. Kërkojmë nga Klani Sicilian të heqë dorë nga masakrimi i popullatës sonë, urgjentisht kërkojmë jo 500 metra por të hiqen tërësisht edhe bastoret edhe kazinotë”, tha Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike.

Pushteti akuzon opozitën shqiptare se po flet në emër të VMRO-DPMNE-së. Sipas Arbër Ademit, propozim-ligji është i qartë, ndërsa kundër zgjidhjes ligjore është vetëm opozita dhe asociacionet e bastoreve sportive.

“Kush nuk dëshiron të sillet ky ligj? Asociacioni i kazinove dhe bastoreve nuk dëshiron këtë ligj. VMRO-DPMNE-ja dhe opozita e kapur nga VMRO-ja. Kush është për miratimin e këtij ligji? Është lëvizja anti-bixhoz. Juve i keni përcjell aktivitetet e tyre të cilët kanë protestuar që të mos hapen kazino dhe bastore. Tash në cilën anë janë opozita shqiptare?! Janë në anën e mafias së kazinove dhe bastoreve”, u shpreh Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.

Në seancën e 145, pika për leximin e tretë të propozim-Ligjit për Lojërat e Fatit është vendosur e fundit.

Propozimi kaloi përmes procedurës së shkurtër dhe flamurin e BE-së. Palët e tanguara reaguan ndaj mënyrës së miratimit të ligjit në këtë formë, ndërsa presidenti nuk e dekretoi me qëllimin që propozimi të rikthehet me procedurë të rregullt dhe të ketë debat gjithëpërfshirës.

Në rast se Kuvendi miraton ligjin në lexim të tretë, presidenti obligohet ta dekretojë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme