Rinovohet shkolla e gastronomisë në Ohër, nxënësit mësimin e ndjekin online

Gazetar: Miki Trajkovski

Shkolla e mesme e gastronomisë në Ohër, rinovohet gati më shumë se dy vite. Për shkak të zvarritjes, më shumë se 230 nxënës e ndjekin mësimin nga shtëpia që nga fillimi i vitit shkollor përkatësisht online. Nga ajo që shihet në terren, nuk ka gjasa që nxënësit të kthehen në bankat e shkollës.

“Jemi të shqetësuar për situatën në të cilën fëmijët tanë janë me mësimin online, që tashmë po bëhet një vit. Disa herë kemi reaguar në drejtorinë e shkollës, me të cilën kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe kemi bërë disa kontrolle te realizuesi”, deklaroi Marko Gjorgjioski – kryetar i Këshillit të Prindërve.

Ndërmarrja realizuese është fajtori kryesor për zvarritjen e punimeve, thotë drejtori Radeski, ndonëse afati fillestar për kryerjen e punëve ishte 18 muaj.

“Ka pasur reagime edhe nga prindërit, edhe nga nxënësit, pasi mësimi bëhet online, por në fund duhet të kryhen ato aktivitete ndërtimore që shkolla të marrë pamjen që është planifikuar”, tha Marjan Radeski- drejtor.

Shkolla ekziston që nga viti 1963, ndërsa punimet e fundit ndërtimore janë kryer 20 vjet më parë. MASH thotë se është investim kapital.

“Për shkak të investimit të madh ndërtimor, rikonstruksioni i plotë i objektit të shkollës dhe konviktit të nxënësve, i cili është në vazhdim e sipër, drejtoria e shkollës, e cila është përgjegjëse për organizimin e procesit arsimor, ka marrë vendim për organizimin e mësimit online derisa të përfundojnë aktivitetet dhe për këtë është dërguar njoftim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Derisa po vazhdonte rindërtimi, më herët mësim online kishte edhe në shkollën “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, për të cilën Alsat kishte informuar. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme