Mexhiti: RMV e fundit për rritjen ekonomike

Kreu i Lëvizjes Demoratike, Izet Mexhiti vlerëson se Maqedonia e Veriut është e fundit në rajon kur bëhet fjalë për rritjen ekonomike. Mexhiti tha se kjo qeveri ka ZERO vizion për zhvillim ekonomik, dhe sipas tij, këtë e tregon vetë Raporti i Bankës Botërore për vitin që po lëmë pas, ku Maqedonia e Veriut radhitet e fundit në rajon.

Sipas Mexhitit, Banka Botërore publikoi se këtë vit rritje më të lartë kishin Mali i Zi me 4,8 për qind, Shqipëria 3,6 për qind dhe e treta Kosova me 3,2 për qind. Ndërkohë, Maqedonisë së Veriut ia kaloi edhe Bosnjë e Hercegovina me 2.2 për qind, dhe Serbia me 2.0 për qind, ndërsa vendi ynë i fundit me vetëm1.8 për qind rritje, duke bërë qytetarët më të varfër në rajon, ndërsa Shqiptarët e Maqedonisë, me standard jetese më të ulët se Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme