Angazhimi i ekipeve të Ministrisë së Infrastrukturës në terren ka mundësuar vazhdimin e zhvillimit të komunikacionit pa vështirësi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale, njofton kumtesa nga Ministria e Infrastrukturës.
Me gjithë reshjet e borës të herë pas hershme, bazuar në informacionet e fundit nga menaxherët rajonalë të MI-së, rrugët në të gjithë vendin mbeten të kalueshme.
Ministria e Infrastukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të udhëtojnë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore duke treguar kujdes të shtuar në komunikacion dhe duke respektuar ligjin.