Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar ndryshimet në Kodin Penal, tha se ato janë miratuar duke keqpërdorur flamurin evropian. Sipas tij Qeveria në këtë mënyrë po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për krimin. Mickoski thotë se ka dhjetëra nene të tjera të Kodit Penal, përmes të cilave politikanët në pushtet nuk do të mund t’i shmangen dënimit.
“Le të gjykojë opinioni. Nëse pastrimi i parave, shantazhet nuk janë vepra të rënda, ka disa vepra që preken drejtpërdrejt nga këto ndryshime në Kodin Penal, nëse nuk janë vepra të rënda atëherë realisht nuk e di se çfarë janë veprat e rënda. Është e qartë se deputetët e LSDM-së së bashku me BDI-në dhe deputetët e BDI-së dhe të tjerë po përgatiten për opozitë dhe në këtë mënyrë duan të sigurojnë pozitë më komode”, tha Hristian Mickoski– kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk