Mickoski: Bllokdata dhe frenimet duhet t’i takojnë së shkuarës

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski në Uashington, së bashku me kryetarët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Republikës së Malit të Zi, Milojko Spajiq zhvilloi një takim me senatorin Jean Sain dhe senatorin Tom Tillis.

Në takim, kryeministri Mickoski theksoi se rajoni i Ballkanit kaloi një periudhë të vështirë sfidash dhe ndryshimesh që treguan se bashkëpunimi, zhvillimi i përshpejtuar dhe investimi në miqësitë e qytetarëve vetëm sa u sjell atyre një jetë më të mirë.

“Bllokadat, frenimet dhe pengesat duhet të jenë një relike e një kohe të shkuar. Është e mirëseardhur çdo iniciativë që është për bashkëpunim më të madh në rajon dhe që mund të sjellë jetë më të mirë, tha Mickoski, i cili shtoi se nevojitet një fillim i ri dhe një gjeneratë e politikanëve të gatshëm për një dialog të arsyeshëm të bazuar në fakte”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

E ardhmja e rajonit, theksojnë nga atje, është bashkëpunimi ekonomik dhe investimet për qytetarë më të lumtur, si dhe lufta absolute kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që paraqet kërcënimin më të madh për progresin.

“Qeveria e vendit, është e përkushtuar për një ekonomi të zhvilluar dhe vendosjen e shtetit të së drejtës, theksoi kryeministri Mickoski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme