Mickoski: Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi at për të cilën ndër vite e kemi thënë si parti

Gazetare: Suad Bajrami

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi që vendosja e Artan Grubit në Listën e Zezë të SHBA-së, është vetëm vërtetim i asaj që ndër vite ai dhe partia e tij kanë akuzuar.

“I keni edhe atje arsyet pse ata janë pjesë e kësaj liste të sanksioneve. Ne në të kaluarën shumë herë kemi folur për të gjithë atë që tani edhe zyrtarisht, partnerët tanë strategjikw, bashkësia ndërkombëtare, e thekson. Unë vetëm mund të them se në periudhën që vijon, edhe shumë vërtetime të të gjithë asaj që e kemi pasur si dyshim, do të dalë në pah dhe opinioni do të njoftohet”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Sipas njoftimit zyrtar të SHBA-së, Grubi është futur në Listën e Zezë pasi ka pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Këtë, e ka bërë bashkë me gjykatësin Enver Bexheti, për të cilin ka pasur reagime të shumta në opinion për shkak të mbajtjes për 9 muaj në sirtar lëndën “Target-Fortesa”, ku i akuzuar ishte famëkeqi Mijallkov. Për këtë veprim, Këshilli Gjyqësor e konfirmoi veprimin e paligjshëm të Bexhetit, por e dënoi simbolikisht me vetëm 20% të pagës për gjashtë muaj.

Në shtator të vitit 2023, presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski hodhi një gështenjë të nxehtë në duart e partive, duke theksuar se është konsultuar paraprakisht që të amnistohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Gjatë kësaj kohe, VMRO-DPMNE akuzonte se funksionarë të BDI-së dhe LSDM-së po negociojnë pwr amnistinë e Gruevskit me qëllim që të ndahej VMRO-DPMNE-ja dhe të votoheshin ndryshimet kushtetuese. Kjo, kishte ndodhur herën e parë me miratimin e Marrëveshjes së Prespës, kur 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së votuan ndryshimin e emrit dhe më pas menjëherë u përjashtuan nga partia. Asokohe, Aleksandar Nikolloski, kishte akuzuar direkt kushëririn e Nikolla Gruevskit, Mijallkov për pazar me pushtetin e LSDM-së dhe BDI-së, me qëllim që të amnistohet nga lëndët e ish Prokurorisë Speciale.

Në shtator të vitit 2023 Mickoski dhe Gruevski hapën luftë publike, pikërisht për temën e rikthimit të Gruevskit. Debati u hap pasi Mickoski në gazetën gjermane Frankfurt Algemajne Cajtung, kishte akuzuar se Gruevski është në takime të fshehta me BDI-në.
Pas kësaj, Mickoski në Alsat konfirmoi se ka prova për takime të fshehta.

“Kur flas unë për takime të fshehta, flas atë që e ka thënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai vetë tha se kanë pasur shumë takime të fshehta me Nikolla Gruevsin dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Unë këtë nuk e kam thënë, ai e ka thënë atë qartë dhe me zë…..”, pati thënë Micksoki.

Esenca është se çfarë e ka detyruar Nikolla Gruevskin të shkojë në takime të fshehta në të kaluarën dhe çfarë e ka detyruar atë të jetë pjesë e këtij boshti që e kryeson Ali Ahmeti, një strukturë e LSDM-së dhe Nikolla Gruevski? Çfarë është ajo që sot atë e frustron aq shumë që ne sot duhet t’i shohim ato statuse që para së gjithash kanë shumë gabime gramatikore dhe drejtshkrimore dhe aq shumë urrejtje, mllef dhe frustrim personal. Ndoshta duhet t’u freskohet memoria edhe për zarfet me një USB që i kanë marrë edhe Ali Ahmeti, edhe Talat Xhaferi në pranverën e vitit 2022, çfarë kishte në atë USB dhe çfarë dokumentesh kishte në zarf?/Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme