“Ne jemi këtu së bashku me aleatët tanë për të riafirmuar angazhimin tonë, si më parë dhe në të ardhmen, për të promovuar paqen, stabilitetin dhe sundimin e të drejtës ndërkombëtare. Si një komb i vogël, ne duam të konfirmojmë se ajo që është e rëndësishme për ne është të marrim vendimet më të rëndësishme që do të formësojnë të ardhmen e njerëzimit në dekadat e ardhshme. Ne do të japim kontributin tonë, Maqedonia si shtet synon të vazhdojë të funksionojë dhe të promovojë vlerat në atë mënyrë. Si qeveri duam të jemi krah për krah me aleatët tanë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.