Mickoski fiton procesin gjyqësor kundër LSDM-së

LEXO EDHE:

Lideri i VMRO-DPMNE-së ka fituar procesin gjyqësorë kundër LSDM-së të cilën e kishte paditur për shpifje lidhur me akuzat e pabaza të Socialdemokratëve të adresuara përmes rrjeteve sociale, në të cilat Mickoski gjykohej publikisht nga oponentët e tij si njeri anti-perëndimorë dhe vegël e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, shkruan Alsat.

Në padi është përfshirë edhe akuza e LSDM-së për tokën që ata pretendonin se i është dhënë kompanisë së Mickoskit për të ndërtuar hidrocentrale, si dhe akuzat e tjera ku lideri i opozitës akuzohej se është nën kontrollin e Gruevskit.

LSDM-ja detyrohet që t’i paguaj dëmin moral dhe të imazhit 15 ditë nga dita e pranimit të vendimit dhe të njëjtin ta publikon në njërën nga mediat më të njohura në vend. Triumfin gjyqësorë ndaj oponentëve politik Mickoski e ka vlerësuar si e vërtetë e cila nuk mund të fshihet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme