Kryeministrit i vendit, Hristijan Mickoski deklaron se vizita e tij dhe delegacionit qeveritar në Uashington ishte e dobishme dhe e frytshme. Mickoski me këtë rast u shpreh se do të luftoj për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Jam shumë i kënaqur, vizita ishte e dobishme, e frytshme dhe pres që në periudhën e ardhshme rezultatet të jenë të mëdha dhe të dukshme… Atë që e bëjmë e bëjmë në interes të vendit tonë…Çështja maqedonase nuk do të mbyllet kurrë derisa të përmbushen qëllimet kryesore dhe strategjike, tha kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e një gazetari lidhur me reagimin e Athinës zyrtare pas deklaratës së tij nga Shtetet e Bashkuara, kur tha në një takim me diasporën. se “lufta vazhdon ende “për çështjen maqedonase”.
Sipas Mickoskit, qëllimet strategjike janë:
“Së pari, anëtarësimi i plotë në BE, së dyti, ju e dini se Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka nxjerrë një mori vendimesh për të drejtat e njeriut të komunitetit maqedonas në fqinjin tonë lindor, të cilat nuk respektohen. Po flasim për shekullin XXI, për një shtet anëtar të BE-së që nuk respekton të drejtat e njeriut të komunitetit maqedonas. Kjo është diçka që përbën një problem serioz. E shihni se në shekullin XXI identiteti maqedonas ende po sfidohet. Do të ishte e papërgjegjshme, e pabesë nga ana ime, nëse do të thoja se çështja maqedonase është e mbyllur. Nuk është e mbyllur dhe do të luftoj për çështjen maqedonase përderisa ta kryej këtë rol, kryetar i qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, tha Mickoski.