Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski kërkoi nga Qeveria që propozimin e ri francez menjëherë ta publikoj në ueb faqen elektronike të Qeverisë.
“Kërkojë që menjëherë propozimin ta publikojnë në ueb faqen elektronike. VMRO-DPMNE nuk do të pranoj asnjë propozim i cili është i dëmshëm për vendin dhe qytetarët”, tha Mickoski, ndërkohë që pyeti se nga e di kryeministri i Shqipërisë Edi Rama se ky propozim është i pranueshëm për qeverinë dhe popullin maqedonas, derisa VMRO-DPNE-ja dhe maqedonasit nuk e dinë.