Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin Analizë në TV 24 thotë se nuk e pranon tezën se nëse VMRO-DPMNE është për Bashkimin Evropian, atëherë duhet të votojnë për ndryshimet kushtetuese.
“Përsa i përket rrugës, nuk e pranoj tezën që nëse jeni për Bashkimin Evropian, atëherë votoni ndryshimet kushtetuese. Jo”, tha Mickoski.
Mickoski theksoi se më herët kur qeveria bënte marrëveshje nuk kishte rëndësi se çfarë mendonte VMRO-DPMNE për ndryshimet kushtetuese, por kur u duhen për ndryshime kushtetuese, atëherë VMRO-DPMNE-ja është e rëndësishme për ta, duke theksuar se po ta kishin dëgjuar VMRO DPMNE-në atëherë shteti nuk do të ishte në këtë situatë.
“VMRO-DPMNE-ja tani është këtu për ju, por ku ishit ju kur i sollët këto marrëveshje, ndërsa VMRO-DPMNE-ja po ju ofrohej juve dhe para disa muajve vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet lokale ishte i qartë se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se duhet të ketë ndryshim të qeverisë në Maqedoni. Atëherë ju i shpërfillët të gjitha këto, dhe tani papritmas VMRO-DPMNE është e rëndësishme për ju. Dhe nuk gjetët as 5 minuta kohë për të dëgjuar VMRO-DPMNE, për të parë se çfarë mendon VMRO-DPMNE”, tha Mickoski dhe shtoi:
“Sepse nëse atëherë do ta kishit dëgjuar VMRO-DPMNE-në, ne nuk do të ishim në këtë situatë, sepse pas atij francez do të vinte një propozim i ri”, tha Mickoski.