Duke komentuar zhvillimet e fundit rreth koalicionit VLEN, Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria është stabile dhe funksionon e bashkuar. Ai u përmbajt nga informatat që qarkullojnë në opinion rreth fatit të partnerit shqiptar të koalicionit në Qeveri
“Shihni, në opinion ka shumë informata unë do të përmbahem nga çfarëdo komenti, do të thosha se Qeveria funksionon e bashkuar, kjo Qeveri ka do jozyrtarisht mbështetje të pastër të 2/3 në Kuvend, realisht 78 deputet e mbështesin, për dallim nga e kaluara, unë e kuptojë pse opinioni është i ndjeshëm, kur çdo ditë në këmbë të qelqta mbahej shumica, këtë herë është stabile dhe duhet ta lëmë Qeverinë të punoj”/Alsat.mk