Mickoski: Të sigurohet konsensus në vend që të kemi pozita më të forta jashtë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, konsideron se për të pasur pozita më të forta në bisedimet me Bullgarinë, vendi duhet së pari të arrijë konsensus brenda vendit.

– Advertisements –

Sipas tij, për të arritur marrëveshje me Bullgarinë duhet të kërkojmë garanci për gjuhën maqedonase e cila është e ndryshme nga ajo bullgare, si dhe për popullin maqedonas që ka traditë dhe kulturë shekullore.

Mickoski ka ripërsëritur se VMRO-DPMNE është e hapur për bisedime me qeverinë për të gjitha çështjet kyçe.

“Kërkojmë edhe Brukselin që të jetë garant për gjuhën maqedonase dhe popullin maqedonas, por kërkojmë garanci nga Brukseli, por edhe nga Sofja zyrtare se deri në anëtarësimin në BE asnjë shtet nuk do të shqetësohet me emrin tonë. Kur të shohim të gjitha këto në tavolinë, këtë garanci, atëherë mund të flasim për gjithçka tjetër. Në këtë moment, një marrëveshje e tillë siç planifikon ta nënshkruajë Kovaçevski, nuk do të kalojë me sukses në Kuvend, dhe meqë Petkov kërkon garanci, kërkoj edhe unë. Nëse ka një gjuhë maqedonase pa fusnotë dhe populli maqedonas me kulturën dhe historinë e vet, ata kanë mbështetjen tonë. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për bashkëpunimin e ardhshëm dhe më intensiv me Bullgarinë, madje edhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por së pari të shohim garanci për gjuhën maqedonase dhe popullin maqedonas”, tha Mickoski.

I pyetur se pse nuk është takuar me Kovaçevskin që kur është bërë kryeministër, Mickoski tha se dera është e hapur dhe se është në dispozicion për çështje kyçe, dialog dhe takim tete-a-tete.

“Por, deri më sot nuk ka marrë guximin që të më ftojë në një takim lidershipi dhe të diskutoj për këto tema që diskutohen kudo në botë”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski ka komentuar edhe gjendjen në sektorin energjetik.

“Nëse do të prodhonim si shtatë apo tetë vjet më parë, kjo nuk do të kishte ndodhur. Faturat e rrymës janë të larta jo se nuk ka thëngjill, por sepse ka shumë vjedhje, punë shtëpie dhe paaftësi”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme