ak para takimit me kryemistrin Zoran Zaev, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski dërgoi një sërë kritikash dhe akuzash në adresë të LSDM-së dhe kryetarit të saj Zaev.
Në mënyrë metaforike, Mickoski i tha Zaevit se po gjuan shtrembër me deklaratat e tij se ai është dorë e zgjatur e Nikolla Gruevskit dhe siguroi se ai është vetëm në anën e popullit.
Gjatë fjalimit të tij para Unionit të grave të partisë për 8 mars, Mickovski e siguroi antarësinë e tij se kohërat e turbulencave në parti do të kalojnë shpejt dhe se OBRM-PDUKM përsëri do të kthehet në Qeveri dhe për këtë kërkoi unitet brenda anëtarësisë.
Mickovski e porositi Zaevin që të mos shesë populizëm të lirë dhe gjoja interes për mirëqenien e etnive të tjera, e sidomos shqiptarëve pasi në terren i tha se duket e kundërta.