Mickoski: Zgjedhjet e parakohshme, domosdoshmëri

Gazetar: Fatlume Dervishi

Zgjedhjet e parakohshme, për VMRO-DPMNE-në, janë domosdoshmëri. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski nuk përjashtoi mundësinë që pushteti të përpiqet të përvetësojë deputetët e koalicionit që drejton për të miratuar ndryshimet kushtetuese por gjithashtu tha se është i bindur që nuk do të ketë sukses.

“A do ta zbatojnë ata metodën e Prespës dhe për veshi do t’i dërgojnë deputetët, a do të shfrytëzojnë metoda jokonvencionale, me ryshfet, me kërcënime, me shantazhe nuk e di dhe nuk dua të besoj. Duke e pasur parasysh karakterin e këtyre njerëzve gjithçka është e mundur. A do të arrijnë në këtë mënyrë të bindin ndonjërin nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, jam i bindur se nuk do të ketë sukses. Kjo nuk është koha e Prespës”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Mickoski inkurajon Aleancën për Shqiptarët të qëndrojë në opozitë. Ai thotë se nëse i bashkohet pushtetit, do të thotë se partia e Arben Taravarit mbështet politikat atij pushteti.

“Nëse me pyetni personalisht mendoj se ai nuk është hap i mirë. Mendoj se kanë strukturën e tyre e cila është profilizuar si opozitë dhe ka hapësirë të madhe në opozitë që ta tregojnë veten, të punojnë dhe të ofrojnë platformën e tyre. Unë i inkurajoj të vazhdojnë kështu. Gjithsesi, politikat e secilës parti politike janë autonome, ata kanë organet e tyre drejtuese dhe besoj se udhëheqësia e tyre do të sjell vendimin më të mirë për anëtarësinë e tyre”, u shpreh Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Pak ditë pas takimit të liderëve të partive parlamentare, nuk dihet nëse do të ketë ose jo takime të tjera, deri në arritjen e një marrëveshje për ndryshimet kushtetuese për pakicën bullgare./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme