Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Dy artistët e njohur të zhanrit folklorik, Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit.

Dyshja kanë tre dekada bashkë dhe së fundmi kanë ndarë detaje për sa i përket jetës së tyre private dhe përditshmërisë së tyre.

Në kuadër të lojës me tabela në emisionin e Rudinës, Mihrija tregoi për një moment se kur iu desh të “tradhtonte” Naimin, kur i përgatiti festën befasi të ditëlindjes.

“Për ditëlindje ja organizova një ndejë në një lokal në Prishtinë me 100 ose 120 mysafirë e kam pas shumë të vështirë me ia mbledh krejt shokët [doktorat, profesorat, rrethin e ngushtë] paramendojeni Naimi nuk e kuptoi fare derisa u fut brenda në restorant”, tha Mihrija.

“U ndjeva shumë mirë që arrita një herë në jetën time me e ‘tradhtu’ Naimin”, theksoi tutje këngëtarja derisa tregonte për festën surprizë që i kishte përgatitur Naimit.

Edhe këngëtari e pranoi se me të vërtetë ishte befasuar nga organizimi që kishte bërë Mihrija për të.

“Unë e kam shqisën e gjashtë, por për ato dy javë si duket nuk ka funksionuar”, theksoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme