Sasho Mijallkov, ish drejtori i DSK-së, ka kritikuar LSDM-në dhe PSP-në, duke thënë se Prokuroria Speciale Publike është dorë e zgjatur e LSDM-së dhe se hetimi i fundit për rastin “Arka” është konfirmim i asaj se çka kanë folur më herët zyrtarët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mijalkov theksoi se të gjitha akuzat e PSP janë plotësisht të sajuara.
“Me përgjegjësi të lartë morale dhe materiale pohoj se akuzat në konferencën për shtyp të PSP-së janë në tërësi të sajuara dhe të pasakta. As që kam i bërë ndonjë dëm Buxhetit, e as që kam realizuar ndonjë të mirë materiale. Të gjitha insinuancat e PSP-së do të tregohen në procedurën adekuate”, shtoi Mijalkov.
Mijallkov, i cili është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, ka thënë për portalin se PSP punon si një dorë e zgjatur e LSDM-së dhe kishte për qëllim që në mënyrë arbitrare të diskreditojë njerëzit e udhëheqësisë së OBRM-PDUKM.