Pamje që nuk do të donte t’i shihte Ali Ahmeti! Kumanova “besatohet” (Foto)

Sonte në Kumanovë në sallën e mbushur përplot me të rinjë aktivist të BESËS – Forumi Rinor Dega Kumanovë, u bë themelimi zyrtar i këtij forumi për Kumanovë.

Në mënyrë unanime nga kuvendarët e F. R. BESA – Kumanovë për kryetar Forumi i kësaj dege u zgjodh, Faruk Raimi, ndërsa gjithsej këtë degë e përbëjnë mbi 80 kuvendar të BESAtarëve – Kumanovë.

Kreu i porsazgjedhur, Faruk Raimi tha: “Kumanova ndër dekada e ndër shekuj njihet për rini revolucionare. Ai ka thënë se duhet të bëhem tok të gjithë së bashku për të luftuar të keqen e madhe që e vodhën shpresën e rinisë – BDI-në. Andaj, BESA është drita e fundit në tunel, dhe kështu ne si Lëvizja BESA do të ngritim vlerat morale dhe kombëtare te shqiptarëve të Maqedonisë. Kështu, ne jemi vazhdimisht në terren për t’i njoftuar qytetarët për synimet tona, që shkojnë për të mirën e përgjithshme. Të gjithë të bashkohemi në frontin e BESËS, për t’i mundur ata që shkelën gjithçka shqiptare”.

Në këtë ngjarje fjalën e mori edhe kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Daim Luçi, i cili ndër të tjera tha: “Sonte Kumanova po duket shumë ndryshe nga ditët tjera. E gjithë ajo zymtësi që e ka kapluar Kumanovën gjatë kohë, sonte po i shihet drita e shpresës se megjithatë ky qytet e ka rininë e saj të mrekullueshme, e ka rininë e saj me vizion të qartë kombëtar, e ka rininë me BESË, e këto janë besatarët e rinj të Lëvizjes BESA nga Kumanova. Ju lumtë të gjithëve… Që nga dita e parë e lindjes, Lëvizja BESA është mbështetur fort në një binom elementesh që i kanë dhënë asaj idenë e misionit dhe forcën e veprimit. Këto dy elementët janë; të qenurit rinor dhe të qenurit intelektual. Kjo është e vërteta. Lajmi më i bukur, që kam privilegjin dhe nderin të jap si kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në këto muaj, është lajmi i konfirmimit masiv në Lëvizjen BESA të anëtarësisë të saj, të qindra e qindra të rinjve e të rejave të anëtarësuar në Lëvizjen BESA,. Mendjehapur, krahëhapur dhe zemërplot po vjen rinia në Lëvizjen BESA. Mendjehapur dhe zemërplot po i presim. Në ballin e kësaj shtëpie të BESËS, në zemrat tona, në mirënjohjen tonë janë gdhendur këto fjalë; Mirësevjen rini e mrekullueshme shqiptare në shtëpinë e lirisë, NË SHTËPINË E BESËS SHQIPTARE”.

Më tutje fjalën e mori edhe kryetarja e Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija, e cila ndër të tjera deklaroi se duhet të jemi të qëndrueshëm në rrugën tone e cilia edhe pse nuk është e lehtë, megjithatë ësht rruga që fiton.

Për fund, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në fjalën përshëndetëse tha se ky takim i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA – Dega Komunavë ngjan në një kongres partiak, dhe se gjithsecili e dëshiron ta ketë këtë rini me vizione të qarta. Kasami ka thënë se të keqen që na ka kapluar të gjithëve ne do ta largojmë përfundimisht në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, dhe se aty ku është ardhmëria është edhe BESA, pasi pranë saj i ka këto të rinj me përplot energji pozitive për ndryshime të mëdha në dobi të shoqërisë tonë.
fb_img_1475347108283

fb_img_1475346491656

fb_img_1475346404993

dsc_0200

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme