Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka lëshuar lum akuzash ndaj protestuesve të cilët prej 21 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.
Sipas Ramës protestat dhe mllefti sipas tij vijnë për shkak të algoritmeve digjitale, të cilat sipas tij shteti s’mund ti luftojë dot. Ai ka thënë se qëndrimi i PS është i qartë të përqëndrohet t’u japë njerëzve lajmin e mirë. Sipas tij “Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm që të pranojë që Tirana të bëhet territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin”.
“Jemi në një laborator. Në një laborator ku në kohë reale algoritmi dhe gënjeshtra prodhojnë një realitet paralel që shumë më shpejtë sesa faktet gjejnë rrugën e tyre. Ajo që mbetet për tu bërë është që ne të refuzojmë të ndekim çdo dallgë. Ajo që duhet të bëjmë është të qeverisim Shqipërinë sipas kontratës që kemi me popullin shqiptar dhe jo sipas algoritmit. Të vazhdojmë përpara. Patjetër të dëgjojmë. Askush nuk mund ta thotë që nuk ka shumë të vërteta në ato që thuhen. Zgjedhja jonë është e detyruar. Nuk është një zgjedhje që është njëra nga disa zgjedhjet. Zgjedhja jonë është të bëjmë çmos që njerëzve t’u japim lajmin e mirë. Kemi një problem me shërbimet, patjetër që kemi, por sot mbi 3 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që 95% të shërbimeve i marrin nga celulari pa takuar asnjë njeri. Kemi te ky 95% problematika sa të duash.
Ne kemi një detyrë që nuk e ka askush tjetër. Ne kemi detyrën të ndërtojmë. Shteti nuk ndërtohet duke bërë luftë nëpër kanalet e algoritmave, në emër të përmirësimit. Shteti ndërtohet duke mos e humbur drejtimin e historisë. Kam pasur shumë mesazhe sikur më ka shkuar ndër mend që unë të jap dorëheqjen. Sepse gjithmonë e më shumë njerëz ftillohen. Gjithmonë e më shumë njerëz besojnë që kjo nuk qëndron as në tokë as në qiell. Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm që të pranojë që Tirana të bëhet territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin. Ka mbetur një grup ku ka një përzierje të hatashme, që është një përzierje mbarëkombëtare. Vijnë njerëz nga Kosova, nga Maqedonia dhe shtete të tjera për të shpëtuar Shqipërinë, në emër të shqiptarëve. Edhe ata të bankave, të mirëpaguarit, me jetën e tyre e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon fare”, theksoi ai.
RAMA KA MBARU
Kreu i PS komentoi dhe thirrjet kundra tij, se “Rama ka mbaruar” apo “Jepe dorëheqjen”. “Aty në shesh nis refreni Edi Rama ka mbaru. Puna është se ikën mbrëmja dhe ikën mëngjesi, aty s’ka njeri se sheshi hapet në mbrëmje, ndërkohë që unë jam këtu, ne jemi këtu.
“E nesërmja vjen, vitet ikin, profecia vazhdon, sepse edhe po s’u bë e vërtetë, bëhet virale dhe ja ku jemi sot. për dekada me radhë kemi luftuar për lirinë shprehjes, me të drejtë, pa të s’ka demokraci, por ndërkoha pa e kuptuar kemi hyrë në një ferr tjetër social.
Epokë ku problemi është pakufijshmëria e lirisë së shpërndarjes. Sot s’ka nevojë të censurosh faktet,. Mjafton t’i mbysësh. Kjo është situatë re kohës sonë, fakti dhe gënjeshtra janë dy njësi të mënyrës si funksionon algorimit, që nuk pyet kush ka të drejtë, por kush e merr peng më gjatë vëmendjen. Atij i jep shtysë tjetrit i ul shpërndarjen”, tha Rama.
ARUBA DHE FATOS LUBONJA
Edi Rama ka vijuar narrativen e tij të sulmit ndaj protestuesve dhe rrjeteve socialiste që sipas tij shtrembërojnë dhe nuk dëgjojnë faktet.
Ai ka sulmuar dhe analistin Fatos Lubonja, teksa tha se ky i fundit i kërkon llogari për Arubën, por sipas tij, ai s’ka qenë kurrë në atë ishull.
“Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën. Në të gjithë historinë e njerëzimit, që kur janë vendosur rregullat e qytetërimit romak, llogaria jepet në bazë të fakteve. Çfarë vlere ka që unë të them se nuk kam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë, nuk kam dërguar kurrë njeri? Këto nuk kanë vlerë, sepse Aruba është bërë e vërtetë, është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit, është ricikluar në pafundësi dhe është bërë e vërtetë.
Siç është bërë e vërtetë që unë jam një konsumator kokaine. Fjala “drogagji”, “ik mor drogagji”, është një refren që mua më ndjek si e vërtetë. Siç është e vërtetë që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me time shoqe dhe për atësinë e djalit tim, është bërë e vërtetë çfarëdo të them unë. Nuk kanë rëndësi letrat e gjykimit, algoritmi e ka bërë të vërtetë, siç kanë bërë të vërtetë që unë jam një kusar që marr pjesën time nga çdo lloj gjëje që bëhet në Shqipëri. Për këtë arsye nuk e them këtë gjë rregullisht, se nuk ka asnjë vlerë”, tha Rama.
The post Mijëra në shesh i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Fatos Lubonja më kërkon llogari për Arubën? S’kam qenë kurrë, s’e di për çfarë bëhet fjalë! Qytetarët s’pranojnë që Tirana të bëhet territor sfilate appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



