Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një “detyrë patriotike”, ndërsa ka bërë thirrje që klasa politike të dëgjojë kërkesat e popullit.
“Jo vetëm që është detyrë qytetare, por mendoj se është kthyer në detyrë patriotike për të qenë në këtë protestë. Ju keni qenë në protestë që nga dita e parë… I garantoj Ramës dhe Berishës, që në rast se nuk i dëgjojnë, dinë dhe ata të flasin, por jo si skutha”, u shpreh ai në News 24.
Sipas tij, protesta ka arritur të thyejë frikën dhe të tregojë se qytetarët mund të organizohen për çështje që lidhen me të ardhmen e vendit, ndërsa shtoi se pjesëmarrja e të rinjve dhe mënyra e organizimit të protestës kanë treguar një tjetër imazh të shoqërisë shqiptare.
“Protesta ka thyer frikën, mosbesimin se shqiptarët mund të ngrihen për fatin e tyre. Ka arritur të ndërkombëtarizojë këtë fakt, e ka çuar në PE. Më kryesorja, protesta ka arritur të faktojë shpirtin kreativ që ka rinia shqiptare, edhe përmes mediave. Ka arritur të shpërfaqë cilësitë më të mira që ka familja shqiptare. Ata nuk janë çyrykë, siç thotë Edi Rama. Ata dinë të flasin me gjuhën e arsyes dhe kulturës”, tha ai.
Duke folur për ditët në vijim, Murataj u shpreh se nuk sheh hapësirë për negociata, ndërsa përsëriti kërkesën kryesore të protestuesve.
“Parashikimi është vetëm një, nuk ka negociata! Ju thash, protesta ka arritur shumë nga misionet e saj. Qëllimi është dorëheqja e Ramës. Klasës politike i ka ardhur fundi. Thirrja për SPAK, Rama në burg, Berisha në burg. Masivizimi është i madh çdo ditë. Taksat janë rritur, gjobat abuzive janë rritur, janë rritur çmimet e shportës”, deklaroi aktivisti.
Erion Murataj: Jo vetëm që është detyrë qytetarë, por mendoj se është kthyer në detyrë patriotike për të qenë në këtë protestë. Ju keni qenë në protestë që nga dita e parë, keni qenë të vetmit. Protesta ka hyrë në një fazë që kërkon jo thjesht arritje ne një objektivi, por të një qëllimi. Ka eskaluar gjëja nga shkrepja që i vuri flakën. Ajo që ndodhi në Zvërnecin është gjithçka që shqiptarët kanë parë në këto 36 vite. Zvërneci u përdor si plaçkë lufte.
Kush e prodhoi AMTP-në, që përvetësoi atë pronë? E prodhoi binomi nga ligji 7051. Kush e dha certifikatën e pronësisë? E ka qeveria e Ramës. Brenda pak kohësh janë ndërruar 15 drejtorë te Kadastra e Vlorës. Dokumenti nuk mban vulë partie, por të institucionit shqiptar. Luajnë ‘topa lufte’ me përgjegjësinë dhe ligjet i kanë bashkëvotuar vetë. Të vetmit që kanë vuajtur pasojat janë populli dhe shkaktarë janë; Rama dhe Berisha.
Protesta ka thyer frikën, mosbesimin se shqiptarët mund të ngrihen për fatin e tyre. Ka arritur të ndërkombëtarizojë këtë fakt, e ka çuar në PE. Më kryesorja, protesta ka arritur të faktojë shpirtin kreativ që ka rinia shqiptare, edhe përmes mediave. Ka arritur të shpërfaqë cilësitë më të mira që ka familja shqiptare. Ata nuk janë çyrykë, siç thotë Edi Rama. Ata dinë të flasin me gjuhën e arsyes dhe kulturës. I garantoj Ramës dhe Berishës, që në rast se nuk i dëgjojnë, dinë dhe ata të flasin, por jo si skutha! Policia e Shtetit rrinte në Zvërnec, dhe shihte një grup privat të oligarkëve. Trafikun ndërkombëtar të drogës se bëjnë vetëm individët, por klasa institucionale.
Mos harroni ndërhyrjet në sistemin TIMS, përfshirjen e politikanëve, të koordinatorëve të krimit. Shqiptarët kanë kuptuar se banditët e vërtetë, janë politika, por po sillen me shumë kulturë. Shqiptarët kanë duruar zgjedhën turke dhe otomane për 500 vite, por kjo nuk do të thotë se nënshtrohen. Qytetarët e kanë marrë në dorë politikisht fatin e vendit me këtë protestë! Disa prej burrave dhe grave të Strukturave Antikorrupsion, ua njoh aftësinë profesionale. SPAK ka shkruar historinë në Shqipëri. Ka çuar para drejtësisë zv.kryeministren, që ta çonte në përgjegjësi penale, por Rama e ka refuzuar. Ergys Agasi e ka marrë në qafë Ramën, se u ka dhënë shqiptarëve shumë prova kundër tij.
Parashikimi është vetëm një, nuk ka negociata! Ju thash, protesta ka arritur shumë nga misionet e saj. Qëllimi është dorëheqja e Ramës. Klasës politike i ka ardhur fundi. Thirrja për SPAK; Rama në burg, Berisha në burg. Masivizimi është i madh çdo ditë. Taksat janë rritur, gjobat abuzive janë rritur, janë rritur çmimet e shportës.
The post “S’ka negociata!”- Aktivisti: Qëllim dorëheqja e Ramës! Shqiptarët kanë marrë në dorë fatin e vendit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



