Analisti dhe ish ambasadori, Mustafa Nano ka këshilluar kryeministrin Edi Rama që duhet realisht të mendojë largimin. Në një analizë të shkurtër, Nano thotë se largimi duhet të jetë normal, të japë dorëheqjen, të zhvillojë zgjedhje të reja brenda PS dhe të zgjidhet një lider i ri.
Nanos, shqiptarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë faktin që Rama duhet të sundojë vendin me një grup oligarkës, që siç thotë ai janë të vetmit që kanë akses në zyrën e kreut të qeverisë.
Ai thotë se ky fakt i ka çuar shqiptarët në një zëmërim, që ka kulmuar me këto protesta masive në rrugët dhe sheshet e Tiranës.
“Këshilla ime është vetëm një. Këtë këshillë nuk ia jap atij këllirës tjetër, sepse ai këllira është një botë barbare që nuk më përket. Por ky duhet të mendojë ike, të mendojë largimin. Jo largimin me idenë që pas meje të bëhet qameti, por një ikje normale, të përcjellë stafetën, të organizojë zgjedhje brenda PS, të zgjidhet një lider i ri dhe ky pastaj njatjeta. Madje po të dojë të na hedhë fytyrës edhe ndonjë lloj le të themi justifikimi, të tipit që “ju nuk ishit në gjendje të më kuptonit mua. Unë me mendjen time jam me qindra vite para, ju jeni këtu në vitin 2030”. Mund të na i thotë edhe këto gjëra, por duhet të iki. Duhet të iki sepse shqiptarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë faktin që ky duhet ta sundojë këtë vend me një grusht biznesmenësh dhe oligarkësh që takohen me këtë, që flasin me këtë, që shkojnë në zyrë, të vetmit njerëz që kanë akses në zyrën e tij, mëngjes, drekë, darkë. Janë ky grup njerëzish që po sundojnë Shqipërinë. Është zemërimi ndaj këtij fakti, ndaj kësaj situate që ka nxjerrë me mijëra njerëz në sheshet dhe rrugët e Tiranës”, thotë ish ambasadori Mustafa Nano.



