“Mos u sabotoni”- Aktivisti në protestë: Nesër në shesh do zbresë edhe UÇK-ja kundër Ramoviçit dhe Ballkanit të hapur!


Një nga aktivistët organizatorë të protestës masive të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë dhe kastës politike, u shpreh nga podiumi i kësaj proteste mbrëmjen e sotme se edhe UÇK-ja e Kosovës do i bashkohej kësaj mase qytetare kundër politikës së kryeministrit Edi Rama dhe Ballkanit të tij të Hapur.

https://youtube.com/watch?v=Kfwzr-F0UHI%3Fsi%3D5GPtFpBCTbYvYxKV

“Nesër edhe UÇK-ja do zbres në shesh kundër Ramoviçit dhe kundër Ballkanit të Hapur. UÇK, UÇK…”, tha ai mes të tjerash.

Më tej ndau një mesazh dhe këshillë për protestuesit, që të mos binin pre e provokimeve dhe sabotatorëve të protestës që duan t’i përçajnë.

aktivisti uck

“Jeni më të mirët, na mirëkuptoni, nuk është e lehtë të menaxhosh një masë kaq të madhe, nuk jemi organizatë, kemi e gabime, bashkë me ju. Por jemi kundër propagandës që don të na sabotojë e përçajë. Do vazhdojmë deri në arritje, nesër më shumë, ndaj shkojmë të gjithë në shtëpia dhe nesër më shumë. Edhe diaspora, pasi shumë prej tyre kanë qenë sot mes nesh”, përfundoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme