Demonstruesit kanë bartur mbishkrimin “Mos ta zhytim Beogradit”, afër lumit Sava, ku do të ndërtohet një kompleks me ndërtesa, hotele dhe qendër tregtare.
Kritikët e këtij projekti e akuzojnë qeverinë e Serbisë se nuk është konsultuar sa duhet me shoqërinë civile.
Projekti prej 3 miliardë eurove, për të cilin zyrtarët qeveritarë thonë se do ta shndërroj Beogradin që qendër turistike, do të realizohet si ndërmarrje e përbashkët nga qeveria e Serbisë dhe kompania, Eagle Hills, me seli në Dubai.
Kritikët e kanë theksuar mungesën e tenderëve publikë për këtë projekt dhe e kanë shtruar çështjen e vlefshmërisë ekonomike të tij në Serbi, me papunësi dyshifrore dhe me rrogë mesatare prej 400 eurove.