Mike Pence mbështet NATO-n në Mynih

Pas sekretarit amerikan te Mbrojtjes, edhe zëvendëspresidenti Mike Pence dha nga Gjermania garanci se SHBA do te vazhdojnë te mbështesin NATO-n. Duke folur ne Konferencën e Sigurisë ne Mynih, Pence qetësoi liderët europiane, duke thënë se Amerika do te jete përkrah Evropës çdo dite.

“Në emër të presidentit mund t’u siguroj se SHBA edhe në të ardhmen e mbështesin në mënyrë të palëkundur NATO-n dhe i përmbahen detyrimeve të aleancës transatlantike. Fatet e SHBA dhe Europes janë te ndërthurura. Përpjekjet tuaja janë edhe tonat, suksesi juaj është edhe i yni. Ne do te ecim se bashku ne te ardhmen.”

Por ai përsëriti nevojën qe vendet anëtare te aleancës te rrisin shpenzimet ne fushën e mbrojtjes, pasi dështimi per ta bere kete gërryen themelet e aleancës. Duke u ndalur tek raportet me Rusinë, Pence kerkoi qe Moska te ule tensionet me Ukrainën dhe t’u përmbahet detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Minskut. Ndersa kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi rritjen e bashkëpunimit mes SHBA dhe BE per te luftuar terrorizmin dhe per t’iu përgjigjur agresionit rus. Nisur nga sulmet e fundit te presidentit Trump ndaj mediave, Merkel doli ne mbrojtje te gazetareve duke thene se liria e medias eshte shtylle e demokracisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme