E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net /
Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari Milaim Zeka ka folur për qëndrimet e opozitës për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas Zekës, qëndrimet të cilat mund të shihen si patriotike nga ana e opozitës për Demarkacionin janë plotësisht të rrejshme dhe kjo nuk është çështje që shfaq patriotizmin.
Ai ka thënë se Albin Kurti ka logjikë talebane, dhe deklaratat si ajo e nisjes së një lufte me Malin e Zi prekin drejtpërdrejtë paktin e NATO’s, për shkak se Mali i Zi është pjesë e tij.
Zeka në “Komiteti Qendror” ka thënë se mbrojtja e territorit dhe deklaratat tjera patriotike janë deklarata populiste që janë shitur në vitin ’81, e sot ky lloj patriotizmin nuk është më aktual.
Gazetari ka thënë se mosratifikimi i Demarkacionit, përkundër faktit që Qeveria ka dy të tretën e Kuvendit të Kosovës, vjen si pasojë e paaftësisë se deputetëve, disa prej të cilëve, sipas Zekës, janë analfabetë dhe kriminelë. /Express/