Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me aktakuzën për mashtrim, pastrim parash dhe shmangje në tatim ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.
Apeli me këtë vendim e ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë që të mbetet në fuqi aktakuza dhe në këtë rast do të vazhdoj gjykimi.
Deputeti Zeka akuzohet për mashtrimin e 920 kosovarëve me viza gjermane nga Milaim Zeka dhe bashkëpuntori i tij Ilir Krasniqi, shkruan Insajderi.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, për veprat penale mashtrimi, shmangia nga tatimi si dhe për veprën penale pastrimi i parave.