Milan reagon zyrtarisht lidhur me Leaon

Milani reagon zyrtarisht: Bisedimet me Leaon nuk janë ndërprerë, po vazhdojnë në mënyrë profesionale.

AC Milan ka reaguar pas lajmeve që bisedimet me Rafael Leaon rreth rinovimit të kontratës kanë ngecur.

“La Gazzetta dello Sport” ishte që e publikoi një lajm të tillë, përfshirë edhe disa mediume tjera italiane.

Megjithatë, klubi i Milanit, përmes një reagimi zyrtar, ka hedhur poshtë këto raportime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe pa bazë.

Mes tjerash, kampioni në fuqi italian bëri të ditur se bisedimet janë duke vazhduar me 23-vjeçarin në mënyrë profesionale dhe se nuk janë ndërprerë asnjëherë.

Aktualisht, Rafeal Leao ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme