Milan synon transferimin e mbrojtësit nga Juventus!

Drejtuesit e Milanit kanë shprehur interesim për mesfushorin amerikan, Weston McKennie ka njoftuar të premten “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se Milani po e kërkon McKennien për ta zëvendësuar algjerianin Ismael Bennacer, i cili shkaku i lëndimit do të mungojë deri në fund të këtij viti.

McKennie, është në pronësi të Juventusit dhe aktualisht është i huazuar te Leeds Unitedi, ekip që nuk do ta blejë kartonin e tij këtë verë.

24-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Juventusit dhe do të shitet gjatë kësaj vere, me Milanin që është i gatshëm të bëjë ofertë zyrtare.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro.

Në 40 paraqitje këtë edicion, si për Juventusin ashtu edhe Leeds Unitedin, McKennie ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar po aq herë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme