Miliarderit iu vranë tre fëmijët, do u linte 89 mijë hektarë tokë

Një nga njerëzit më të pasur në Europë pësoi një tragjedi të trefishtë pasi iu vranë tre fëmijët nga sulmet terroriste në Sri Lanka. Miliarderi, pronari i Asos, është njeriu më i pasur në Danimarkë.

Por Anders Holch Povlsen është edhe pronari më i madh i tokave në Skoci. Pak përpara se fëmijët të ndërronin jetë, ai kishte në plan t’u linte atyre 89 mijë hektarët që zotëron në Skoci, me qëllim vazhdimin e konservimit. Prej vitesh, Povlsen punon për një projekt për të risjellë jetën e egër në tokat skoceze. Qëllimi është që të rikthehen speciet e rrezikuara.

Në një letër të hapur javën e shkuar, Povlsen dhe e shoqja, Anne Storm Pederson shkruanin se projekti do të zgjasë më shumë se jeta e tyre, ndaj ata besonin se fëmijët do e çonin përpara këtë ëndërr.

“Prej kohësh ne kemi shijuar një lidhje të thellë me këtë panoramë madhështore. Për këtë arsye jemi përfshirë në një angazhim jetëgjatë, jo vetëm për veten, por edhe për banorët dhe natyrën e Skocisë- një angazhim ku besojmë thellësisht”.

“Ne duam të rikthejmë madhështinë e dikurshme të kësaj zone në gjendjen e saj të mrekullueshme natyrore, duke riparuar dëmet që kanë shkaktuar njerëzit”.

Povlsen, njeriu më i pasur në Danimarkë, ka katër fëmijë me të shoqen Anne: Alma, Astrid, Agnes dhe Alfred. Nuk dihet se cilët prej katër fëmijëve kanë humbur jetën.

Miliarderi ishte me pushime në Sri Lanka kur ndodhën sulmet terroriste, që u morën jetën të paktën 310 personave.

Dyshohet se sulmet u kryen nga një grupim militant islamik jo shumë i njohur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme