Sindikata e Eurokontrollorëve të Trafikut Ajror është sot në Tiranë për takimin e 58 të komunitetit, ku është vënë theksi te problematika e shkurtimit të vendeve të punës, si dhe situata e paprecedentë që ndodhi vitin e kaluar në Shqipëri.
3 prej kontrollorëve përfunduan në burg, dhe nuk janë rikthyer në punë, pavarësisht vendimit të dhënë nga gjykata për pafajësinë e tyre.
Volker Dick kryetari i ACTUC u shpreh se: Nuk kemi mësuar nga asnjë krizë. Pandemia nuk ka të bëjë me covid por me menaxhimin e kompanive. Është shumë e trishtueshme që kur bënë shkurtimet, na pyetën se sa marrim. Madje vende si Shqipëria edhe arrestuan kontrollorë. Në vitin 2021, në Shqipëri fluturimet u shtuan me mbi 40% por shkurtimet mbetën si në 2020.
Kur vjen fjala për të mbrojtur stafet jemi vetëm. Kryetarët e delegacionit të EU që ndodhen në Tiranë janë ftuar të vijnë dhe të marrin pjesë në këtë konferencë. Situata vitin e kaluar në Shqipëri u përshkallëzua më tej. Gjykata vendosi të shpallë të pafajshëm kontrollorët. Teorikisht gjyqi u fitua ndërsa kontrollorët u ndëshkuan nga institucioni.
Gjykata vendosi, por askush nuk e zbaton dhe nuk e merr parasysh. U vendos në dyshim standardi i menaxhimit të hapësirës ajrore.
E pranishme në takim ishte dhe një prej kontrolloreve të burgosura dhe të shkarkuara nga puna, për shkak të grevës, nga Albcontroll. Ajo tha se pavarësisht se trafiku dy vitet e fundit ka arritur në nivele të larta, menaxhimi nga Albcontroll lë shumë për të dëshiruar.
Flora Ndreca: Nuk bëhet fjalë vetëm për diskriminimin e ne të treve, por për faktin se nuk ka një plan nga ana e Albcontroll për të menaxhuar rritjen e trafikut ajror.
Volker Dick: Trafiku ajror është rritur ndjeshëm dhe nr i kontrollorëve është rritur më shumë. Të ardhurat e albcontroll janë 30% më shumë se para pandemisë. Më shumë së 50% fluturime më shumë ndërsa stafi i albcontroll, jo vetëm kontrollorët janë me reduktim të pagave.
Janë marrë shumë vendime, dhe asnjë vendim pandemie nuk prek pagat. Asetet e Shqipërisë u bllokuan nga gjykata e Belgjikës dhe shumë miliona fluturuan. Kjo është çështje e qeverisë dhe jo e stafit të kontrollorëve. Është çështje që duhet të zgjidhet jo në kurriz të punonjësve./GSh