Mimoza Kusari thotë se po kërcënohet nga militantë të PDK’së dhe AAK’së, publikon mesazhet (Foto)

Kreytarja e Alternativës, njëherit dhe deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar një mesazh kërcënues që i është dërguar asaj nga një person i afërt me PDK-në, shkruan Periskopi.

“Diçka për klientelizmin, kapjen e shtetit, kërcnimet për mendimet ndryshe, krejt në një mesazh që pranova nga një njeri që e u shpërblye me punë në ndërmarrjen publike në Gjakovë të uzurpuar nga PDK dhe AAK, KRU “Gjakova”, qerdhen e militantizmit politik. Mandej po i inkurajojmë rininë të besojnë në mundësi të barabarta.” ka shkruar Kusari-Lila në profilin e saj.

Ndërkohë në mesazhet e publikuara shihet se si një person me emrin Bujar Kokalla e ka kërcënuar Kusari-Lilën që të mos flas kundër Hashim Thaçit.

“Po te garantoj bane te njeva ni fjale qe na e shan shefin Hashim Thaçi, ta baj me be Cermjanin.duhesh me dite qe Thaçi ka njerëz qe japin jeten per to” ka shkruar ai./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme