Ministres Hoxha i mbetet hatri pse nuk e morrën në Bruksel

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka kritikuar përbërjen e delegacionit kosovar që vizitoi Komisionin Evropian për të marrë rekomandimin për heqje të vizave, i cili është përbërë nga kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe yv/kryeministri Fatmir Limaj.

Ministrja Hoxha u shpreh se do të ishte mirë në delegacionin kosovar të përbërë nga të gjithë politikan, të ishte ndonjë politikane.

“Patjetër që ne është dashur të qëndrojmë këtu, dhe kohë pas kohe na janë kërkuar informata dhe është dashur të jem këtu për këto ditë, e sidomos sot për këtë lajm të rëndësishëm. Do t’i kishte ndihmuar delegacionit tonë që të ishte edhe një grua në Bruksel”, ka thënë ministrja Hoxha për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Komisioni Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos konfirmoi sot se Kosova ka marrë rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme