Ministri Bytyqi thotë se Kosova ende nuk është larguar nga EQAR

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka reaguar pas lajmeve në opinion se diplomat e studentëve nuk do të njihen ndërkombëtarisht tash pas përjashtimit të AKK-së nga EQAR.

Bytyqi ka thënë se shqetësimi që po tentohet të ngritët rreth largimit të Kosovës nga EQAR dhe si pasojë mosnjohjen e diplomave të studentëve është artificial dhe manipulim.

“Shqetësimi i cili po tentohet të ngritet rreth largimit të Kosovës nga EQAR dhe si pasojë do të ketë mosnjohjen e diplomave të studentëve tanë është artificial, stiset për manipulim dhe ka tendencë oponentësh e kapësish të arsimit e shtetit me bazë politike. Arsimi nuk do duhej të bëhej arenë e përballjeve politike”, ka theksuar Bytyqi.

Ministri thotë se ende Kosova nuk është jashtë Institucionit Evropian të EQAR-it, siç po provojnë ta paraqesin ‘dashakeqët’.

“Ne, realisht, ende nuk jemi jashtë institucionit Evropian të EQAR-it, siç dashakeqët e vendit provojnë ta paraqesin. Edhe ata e dinë se ne kemi afate kohore Apelimi, përgjatë të cilit ne besojmë, por edhe po punojmë fort që të sqarojmë EQAR-in, për sa ka për të sqaruar në gjithë këtë keqkuptim të ardhur nga linja dashakeqe e komunikimit e ankimimit”, ka thënë Bytyqi./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme