Ministri i Brendshëm i Shqipërisë fiton gjyqin, fjalët e para pas fitores

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, ka fituar betejën në Gjykatë më Ministrinë e Mbrojtjes, duke u rikthyer në detyrën që mbante në vitin 2014, atë të kolonelit në Forcat e Armatosura.

Në këtë mënyrë, Demiraj ka fituar të drejtën për të qenë sërish pjesë e Forcave të Armatosura.

Demiraj tha se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para, edhe pse është pak për ta quajtur sukses.

“Është bërë presion i jashtëzakonshëm që unë të mos kthehem në punë”, ka thënë ai në “Ora News”.

Më konkretisht, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi të shfuqizojë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rikthejë Demirajn në detyrën e mëparshme ose në një detyrë të të njëjtit nivel, si dhe pagesën për të gjithë periudhën që ka qenë i liruar nga detyra. Po ashtu, të gjitha shpenzimet gjyqësore i ngarkohen Ministrisë së Mbrojtjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme