Ministri i Drejtësisë diskuton me shefen e EULEX-it për provimin e jurisprudencës të Kryeprokurorit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot shefen e EULEXI-it, Alexandra Papadopoulou, për të diskutuar rreth provimit të Jurisprudencës të kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, për të cilin ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se e ka falsifikuar.

Tahiri në një postim në Facebook ka treguar që është takuar me shefen e EULEX-it për të folur rreth provimit të jurisprudencës, i cili është i domosdoshëm për të ushtruar detyrën e avokatit, gjykatësit dhe prokurorit.

Postimi i plotë:

Sqarimi i fakteve në çështjen e provimit të Jurisprudencës së Kryeprokurorit Lumezi është më se i nevojshëm të ndodhë sa më parë që është e mundur. Për këtë, edhe një herë kërkova zotimin edhe të Shefes së EULEX-it, znj. Papadopoulou gjatë një takimi që pata me të. Është e rëndësishme që supozimet t’i lenë hapësirë fakteve konkrete dhe që ky proces verifikimi të përfundojë sa më parë në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të ruhet kredibiliteti i institucioneve tona.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme