Ministri i Jashtëm gjerman fajëson Merkelin për dhunë në Hamburg gjatë G20

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka kritikuar ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel, për protestat e dhunshme që ndodhën në Hamburg gjatë samitit të G20.

Merkel është kritikuar pasi, sipas disa komentatorëve, ajo ka dështuar të tregoj angazhimin e saj ndaj lirisë dhe paqes, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Anëtarët e konservatorëve të kancelares gjermane Merkel, kanë kërkuar që faji t’i drejtohet partisë së krahut të majtë të Gjermanisë.

Disa kanë thënë se kryebashkiaku Olaf Scholz, duhet të japë menjëherë dorëheqje.

Ndërkaq, Gabriel ka thënë se Scholz nuk është fare përgjegjës për këto protesta të dhunshme.

Sipas tij, ata që kërkojnë dorëheqje nga dikush, duhet ta kërkojnë vetëm nga Merkel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme