VV e palëkundur kundër bisedimeve me Haradinajn

Refuzimi mbetet opsioni i parë dhe i vetëm i Vetëvendosjes karshi kërkesës zyrtare drejtuar atyre nga i nominuari për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.

Deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, në Rubikon të KTV-së deklaroi se ndryshimi të cilin ua besuan qytetarët përmes votës nuk mund të bëhet ndryshe përpos çuarjes së PDK-së në opozitë.

E bashkëpunimi me partitë tjera përderisa janë brenda PAN-it është i pamundshëm, sipas Kadaj-Bujupit.

“Çfarëdo bashkëpunimi me PAN për neve është çështje e mbyllur. Vendosmëria jonë për të përcaktuar ndryshimin që qytetarët e kërkuan me 11 qershor është jashtëzakonisht shumë e madhe dhe kjo nuk mund të jetësohet me ata që janë protagonistë të kapjes së shtetit”, ka thënë ajo.

Ç’kapja e shtetit, sipas Kadaj-Bujupit, mund të bëhet vetëm me shkuarjen e PDK-së në opozitë. Ish-deputetja e AAK-së ka thënë se edhe KQZ është kapur nga PDK-ja.

“Vonesa në certifikimin e rezultateve ka dëshmuar një pasiguri të cilën e ka pas PAN-i, edhe pse duke pas parasysh që ishin shumë partnerë në një koalicion prapë ishin të paaftë të bënin numrat për krijimin e qeverisë”, ka thënë ajo. “Vonesa në certifikim është bërë pikërisht për t’i ofruar mundësitë këtij koalicioni që të mundohet t’i bëjë numrat”.

E përballë saj, Arbër Vllahiu nga AAK deklaroi se përderisa subjekti që përfaqëson Kadaj-Bujupi i ka përfaqësuesit e vetë në KQZ atëherë rrjedhimisht edhe ata e kanë kapur bashkërisht atë institucion.

“Në vitin 2014 rezultati zgjedhor është certifikuar pas 33 ditëve prej procesit zgjedhor dhe pra kemi pas edhe atëherë procese të tilla dhe e dinë mirë se pse është bërë”, ka thënë Vllahiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme