Ministri i Mbrojtjes: Ushtria e Kosovës do të ketë shtrirje në tërë territorin e Kosovës

Tashmë Ministër i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka thënë se sot në Kosovë po hapet një kapitull i ri – raporton Periskopi.

Ai ka thënë se vota unanime për Ushtrinë, na bën që të jemi edhe më krenar.

Berisha tha se Ushtria e Kosovës do të ketë shtrirje në tërë territorin e Kosovës.

Shtoi se mandatin si ministër i Mbrojtjes do ta marrë në momentin që përfundojnë procedurat e përcaktuara me ligj.

“Sot po hapet një kapitull i ri. Vota unanime na bën të jemi edhe më krenarë. Urime Kosovë dhe të gjithë qytetarëve. Nga sot kemi edhe ministrinë e mbrojtjes. FSK do të veprojë konfrom kushtetutës andaj s;’ka si mos të jetë e shtrirë në tërë territorin e Kosovës. Duhet t’i falënderojmë edhe miqtë tanë ndërkombëtar”, tha Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme