Ministri i ri i Inovacionit: Kosova mund të hap deri në 50 mije vende pune në fushën e IT-së

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka vizituar të premten Parkun e Teknologjisë, TechPark Prishtina, ku nga afër është njoftuar për punët që po bëhen për funksionalizmin e tij.

Sipas tij, TechPark Prishtina, do t’u shërbej kompanive inovative, të cilat krijojnë produkte të reja dhe mundësojnë rritjen e eksportit të shërbimeve.

“Sot Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje te eksportit në IT, por kemi nevojë të investojmë shumë më tepër në zhvillim e shkathtësive të të rinjve në vendin tonë, i cili edhe është fokus yni në ministri”, ka thënë ai..

Gjatë kësaj vizite, ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se do t’i ndihmojnë kompanitë që të zhvillohen, ta rrisin eksportin, si dhe të gjenerojnë punësim dhe zhvillim ekonomik.

“Kosova mund të gjenerojë deri në 50,000 vende pune vetëm në fushën e IT-së brenda 10 viteve të ardhshme dhe do të punojmë sa më shumë që ta arrijmë këtë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme