Ministri i shëndetësisë: Jo lista esenciale të barnave për interesa biznesore

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, ka premtuar që në listën esenciale të barnave, e cila është duke u rishikuar do të hyjnë barnat që kanë kualitet dhe çmimin më të lirë në treg dhe jo barna për interesa biznesore të dikujt.

“Kualitet e çmimi më i lirë, dy kriteret kyçe për barnat që do të hyjnë në listën e barnave esenciale. Jo listë që përgatitet për interesa të dikujt”, ka thënë Ismajli në një intervistë për rtv21, transmeton Kallzo.com.

Ai ka thënë që meqë problemet janë të trashëguara, nuk mund të japë datë të saktë se kur do të ndodhë plotësimi përfundimtar i kësaj liste, por se kurdo që ajo të jetë e gatshme, barnat e asaj liste nuk do të mungojnë.

“Në fund të këtij procesi do të dihet lista cila është dhe do të jetë e furnizuar. Ajo listë esenciale në qoftë se i ka 300 artikuj, ata artikuj do të gjinden në spitalet tona, jo si në rastet e tanishme kur ne kemi një listë esenciale, por që 50% e artikujve nuk gjenden në spitalet tona”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë tha se janë në fazën preliminare dhe se në muajt e ardhëm të dalim me një listën e re.

“Lista aktuale e barnave esenciale tha se nuk është rishikuar që nga viti 2012 she si e tillë është bartë me shumë probleme”, përfundoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme