Specializantët e gjeneratës 2016/2017 janë revoltuar ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ata kanë paralajmëruar protestë për të enjten para MSH-së, pasi thonë se Ismaili nuk e mbajti premtimin për t’i futur në sistemin e pagave.
Specializantët që janë me vetfinancim, do të kërkojnë sërish që të paguhen nga Ministria e Shëndetësisë. Ismaili iu kishte premtuar atyre se nga 1 janari të gjithë specializantët do të futen në sistemin e pagave
Protesta e tyre do të fillojë nga ora 9:30 e mëngjesit.